
Prishtina ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Në pankinën e ekipit dardan do të ulet Afrim Tovërlani.
“FC Prishtina ka kënaqësinë ta prezantojë trajnerin e ri të skuadrës, Afrim Tovërlanin, i cili pas 11 vitesh rikthehet në krye të bardhekaltërve. ‘Toki’ kthehet në shtëpinë e tij, aty ku ka lënë gjurmë të thella si futbollist dhe trajner.
FC Prishtina i uron trajnerit Tovërlani mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e tij të re, me besimin se përvoja dhe profesionalizmi i tij do t’i rikthejnë klubit lavdinë dhe trofetë që tifozët i presin me entuziazëm”, -shkruan klubi.
and then