Aksidenti i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, përplasen dy makinat, dy gratë transportohen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku për pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur.

Sipas burimeve, aksidenti ndodhi rreth orës 16:00, dhe ndër të plagosurit janë dy gra, M.H 44-vjeçe dhe E.A 39-vjeçe

Mallakastër/Informacion paraprak:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×