“Balluku e përfshirë edhe te afera e “Bankers””, Agron Shehaj nxjerr dokumentin: Si u zhdukën 120 mln euro me firmën e ish-zv/kryeministres

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj denoncoi sot me dokumenta se qeveria shqiptare, nëpërmjet Belinda Ballukut, i ka falur kompanisë “Bankers Petroleum” 120 milionë euro.

Shehaj publikoi një shkresë e vitit 2019 që tregon se si Balluku i shkruante ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Doganave ku i kërkonte pezullim të vjeljes së një gjobe 120 milionë euro ndaj ‘Bankers Petroleum’.

“Kjo është shkresa e 2019-ës ku Belinda Balluku i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe iu kërkon pezullim të veprimeve në lidhje me vjeljen e një shume prej 120 mln euro. Kjo gjobë dhe ky detyrim ka lindur në 2016, pasi Bankers ka marrë një gjobë nga Doganat për evazion fiskal, në lidhje me mospagesën e aksizës në import. Pavarësisht faktit që Doganat janë munduar ta vjelin këtë shumë, nuk kanë arritur kurrë t’i marrin ato para sepse politika, qeveria nuk i ka lejuar. Derisa ka ardhur momenti që ministrja Balluku i ka dërguar zyrtarisht një shkresë u ka thënë: mos veproni kundër Bankers” – shprehet Agron Shehaj, teksa shpërndan dhe dokumentin.

KLIKO DOKUMENTIN

Kreu i Mundësia vazhdon me denoncimin e tij duke thënë se skandali bëhet edhe më i madh.

“Por jo vetëm kaq, çfarë ka ndodhur? Pavarësisht se ka vite që këto para duhet të ishin vjelë, tani qeveria shqiptare, mazhoranca, ka vendosur të bëjë një amnisti fiskale për gjobat në mënyrë që këto para mos të shkojnë kurrë në buxhetin e shtetit. Pse? Sepse qartësisht duan t’i ndajnë me njëri-tjetrin” – shprehet Shehaj.

Për kreun e partisë Mundësia, gjërat kanë ndryshuar qëkur SPAK është futur në lojë.

Por nuk është më si më përpara. SPAK-u ka marrë këtë dosje në hetim. Ka hapur një dosje në lidhje me këtë abuzim dhe ka shkuar në Ministrinë e Financave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka mbledhur dokumenta dhe fakte dhe po heton këtë afër korruptive. Sepse do Edi Rama, s’do Edi Rama, do Balluku, s’do Balluku apo analistët e tij, apo grupi i tij dhe oligarkët e Edi Ramës, në Shqipëri po ndryshon gjithçka. Të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Afërat korruptive po hetohen. Dhe ja, në këtë rast, po flasim për një afër prej 120 mln euro, që po të mos kishte qenë për SPAK-un, këto para nuk do të kishin shkuar kurrë në buxhetin e shtetit shqiptar” – përmbyll kreu i Mundësia.

Deklarata e plotë e Agron Shehaj:

Kjo letër e ministres Belinda Balluku tregon sesi qeveria shqiptare i ka falur kompanisë Bankers 120 mln euro. Kjo është shkresa e 2019-ës ku Belinda Balluku i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe iu kërkon pezullim të veprimeve në lidhje me vjeljen e një shume prej 120 mln euro. Kjo gjobë dhe ky detyrim ka lindur në 2016, pasi Bankers ka marrë një gjobë nga Doganat për evazion fiskal, në lidhje me mospagesën e aksizës në import. Pavarësisht faktit që Doganat janë munduar ta vjelin këtë shumë, nuk kanë arritur kurrë t’i marrin ato para sepse politika, qeveria nuk i ka lejuar. Derisa ka ardhur momenti që ministrja Balluku i ka dërguar zyrtarisht një shkresë u ka thënë: mos veproni kundër Bankers. Por jo vetëm kaq, çfarë ka ndodhur? Pavarësisht se ka vite që këto para duhet të ishin vjelë, tani qeveria shqiptare, mazhoranca, ka vendosur të bëjë një amnisti fiskale për gjobat në mënyrë që këto para mos të shkojnë kurrë në buxhetin e shtetit. Pse? Sepse qartësisht duan t’i ndajnë me njëri-tjetrin. Por nuk është më si më përpara. SPAK-u ka marrë këtë dosje në hetim. Ka hapur një dosje në lidhje me këtë abuzim dhe ka shkuar në Ministrinë e Financave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka mbledhur dokumenta dhe fakte dhe po heton këtë afër korruptive. Sepse do Edi Rama, s’do Edi Rama, do Balluku, s’do Balluku apo analistët e tij, apo grupi i tij dhe oligarkët e Edi Ramës, në Shqipëri po ndryshon gjithçka. Të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Afërat korruptive po hetohen. Dhe ja, në këtë rast, po flasim për një afër prej 120 mln euro, që po të mos kishte qenë për SPAK-un, këto para nuk do të kishin shkuar kurrë në buxhetin e shtetit shqiptar.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×