“Balluku merrte rrogën te News24, pas 20 vitesh e sulmoi pa mëshirë”, Anila Jole: Goditi televizionin që i dha famë dhe emër

Drejtorja e Informacionit në News24, Anila Jole zbuloi të kaluarën e Belinda Ballukut, kur solli në vëmendje se ajo ka punuar në këtë televizion. Në Studio 24 me Ola Bruko, Jole tha se 2 dekada më parë, Balluku ishte e punësuar në News24 si producente e “Kafazit të Artë”. Ndërsa pas 20 vitesh, tha Jole, Balluku sulmoi pikërisht televizionin, duke iu referuar bastisjes së 9 gushtit – që i dha jo vetëm rrogën, por edhe famën e emrin.

Anila Jole: Mu kujtua e kaluara e znj.Balluku, para 20 vitesh ku punonte znj.Balluku? Ka qenë producentja e “Kafazit të Artë”, që sot kopjet janë Big Brother. Ishte programi më i ndjekur. Njohu median, njohu Newsin, atë News që sot e goditi në mënyrë të pamëshirshme. E harroi të kaluarën nga një rrogëtare që merrte rrogën tek Newsi u bë një njeri kaq i fuqishëm dhe ato lekët e rrogës nuk i bëjnë më përshtypje dhe goditi atë vend që i dha famën dhe emrin e parë, ato dritat që i provoi janë dritat e së vërtetës që kërkonte t’i fikte por që nuk mundi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×