“Gëzuar festën e Pavarësisë”/ Ambasada e Shqipërisë në Greqi kremton Nëntorin Historik 2025, mesazh edhe nga ministrja Diella

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi kremtoi Nëntorin Historik 2025 me dy ngjarje të rëndësishme në Athinë, duke theksuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në vend.

Gjatë galasë solemne në hotelin “Grande Bretagne”, personalitete të larta të qeverisë greke, mes tyre Zv/kryeministri Kostis Hatzidakis, ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias, zv/ministri i Jashtëm Charis Theoharis, Kryetari i Bashkisë së Athinës Haris Doukas, si dhe deputetë të parlamentit të Shqipërisë dhe të Greqisë, përfaqësues të lartë të forcave të armatosura, sipërmarrës të njohur shqiptarë dhe grekë, nderuan me praninë e tyre festën e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ambasadorja Luela Hajdaraga vlerësoi raportet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për integrimin europian, ndërsa një mesazh të posaçëm përcolli ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella.

Një moment i veçantë ishte fjala e zv/kryeministrit Hatzidakis, i cili jo vetëm u adresua të pranishmëve në gjuhën shqipe duke uruar “Gëzuar festën e Pavarësisë!”, por theksoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për rrugëtimin europian të Shqipërisë, një mesazh me peshë të veçantë politike dhe diplomatike.

Eventi u shoqërua nga performanca e artistes Era Rusi, e cila u ngjit në skenë së bashku me Charis Varthakuris, djalin e artistit të madh grek Janis Parios.

Në një tjetër event solemn e elegant, në hotelin “Caravel”, këtë fundjavë u zhvillua një gala dedikuar Komunitetit Shqiptar në Greqi. Ambasadorja Luela Hajdaraga, në fjalën e saj të përzemërt, bëri të ditur dy zhvillime të rëndësishme diplomatike: vizitën e ardhshme të ministres së Jashtme Elisa Spiropali në Athinë, si dhe mbajtjen e Forumit Ekonomik të Delfit në Tiranë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×