
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, theksoi se mijëra hektarë në Lezhë është nën ujë, dhe sipas tij mijëra fermerë përballen me humbje të mëdha.
Gjekmarrkaj theksoi se institucionet japin vetëm deklarata dhe sipas tij nuk ofrojnë asnjë zgjidhje.
“Përmbytjet në Zejmen, Barbullojë dhe Bregun e Matës nuk janë thjesht një fatkeqësi natyrore, por pasojë direkte e dështimit qeverisjes dhe abuzimeve.
Prej ditësh, mijëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa kulturat bujqësore po shkatërrohen dhe fermerët po përballen me humbje të mëdha. Megjithatë, nga institucionet shohim vetëm deklarata jo zgjidhje reale.
Në Zejmen, ku përmbytjet përsëriten çdo vit, kanalet kulluese nuk janë hapur dhe sistemi i kullimit është lënë në degradim të plotë.
E njëjta pamje gjendet në të gjithë fushën e Lezhës, ku mungesa e investimeve dhe neglizhenca kanë prodhuar një krizë të parashikueshme për të cilën nuk u mor asnjë masë.”, tha Gjekmarrkaj.
and then