
Vetëm 3 ishin përballjet e zhvilluara të marten në mbrëmjes në sezonin e rregullt të NBA. Ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte derbi kalifornian ai mes Lakers dhe Clipers. Skuadra e Lakers fitoi thellë 135-118 ndaj Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e mirë e Luka Doncic, që shkëlqeu me 43 pikë e 13 asist. Mirë u paraqitën edhe Reaves me 31 pikë e LeBron James me 25 pikë, ndërsa për Clippers nuk mjaftuan 29 pikët e James Harden, që mbetën për statistikë. Një sezon i vështirë për Clippers, me vetëm 5 fitore (13 humbje)
Pa probleme fiton skuadra e Washington, që në shtëpi mundi 132-113 Atlanta. Një ndeshje mjaft e mirë e CJ McCollum, që realizoi 46 pikë, mbështetur edhe nga Alex Sarr me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket. Ekipi i Orlando mposhti pa vështirësi 144-103 Philadelphia jashtë fushe, duke hyrë në grupin e ekipeve që synojnë zonën play off. 9 lojtarë të Orlando realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Anthony Black, që realizoi 31 pikë.
and then