
Zbardhet dëshmia e Julian Sulos në komisariat.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se para efektivëve, Sulo, i njohur dhe si Juli i Pashakos, ka deklaruar se nuk i njihte autorët.
“Nuk i njihja autorët. U befasova kur dëgjova të shtënat e armës dhe që mu drejtuan mua. Tentova të largohem me shpejtësi për t’u shpëtuar. Kam pasur konflikte dhe mbase
atentati mu bë nga këto, por nuk di të them një emër”, tha ai përpara bluve.
“Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Gjithashtu, ai njihet edhe si mik i Redjan Rrajës, i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Julian Sulo është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.
and then