
Dy partitë e mëdha, PD dhe PS, po bashkëpunojnë për ndryshimin e Kushtetutës e cila synon reduktimin e numrit të deputetëve në parlament dhe krijimin e një senati.
Deputeti i “Mundësisë”, Erald Kapri, gjatë një interviste me moderatoren Ina Qirjo tha se sinjalet e bashkëpunimit të tyre janë të dukshme me atë çfarë ndodhi gjatë fushatës elektorale për bashkinë e Tiranës, para se Kushtetuesja të pezullonte datën e zgjedhjeve.
“Si ka mundësi, kur ti ke nisur fushatën elektorale bëhesh bashkë me Ramën, për ndryshimet kushtetuese, për të zvogëluar parlamentin. Pra ne jemi armiqtë, ne partitë e reja. Pse senati do të zgjidhë problemet e shqiptarëve?
Si ka mundësi bëhesh bashkë me kundërshtarin tënd politik”, tha Kapri duke shtuar se Berisha dhe Rama kanë interesa në këtë bashkëpunim, njëri të ruajë pushtetin, tjetri të ruajë monopolin e opozitës.
Erald Kapri: Një nga sinjalet është që PD dhe PS mund të bëhen bashkë për ta prekur reformën në drejtësi, ose shumë element që kanë të bëjnë me SPAK.
Nuk duam të bëjmë opozitën e opozitës. Në një moment tepër të vështirë kur ne hodhëm idenë për të patur një kandidat jo politik në Tiranë dhe për herë të parë opozita u bë bashkë, ndaj u bë kjo ndërhyrja në Kushtetuese pasi gjërat nuk janë të rastësishme.
Si ka mundësi, kur ti ke nisur fushatën elektorale bëhesh bashkë me Ramën, për ndryshimet kushtetuese, për të zvogëluar parlamentin. Pra ne jemi armiqtë, ne partitë e reja. Pse senati do të zgjidhë problemet e shqiptarëve?
Si ka mundësi bëhesh bashkë me kundërshtarin tënd politik. Të dy kanë interes, njëri të ruajë pushtetin, tjetri të ruajë monopolin e opozitës pasi janë të pafuqishëm për të mundur Ramën.
and then