“Qeveria s’ka legjitimitet për të qeverisur, miliona euro të shpërdoruara”/ Salianji: Duhet reagim më i fortë nga opozita! “News24” i ka rezistuar presionit

Në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24, ish deputeti i PD Ervin Salianji, tha se qeveria ka rënë, dhe se kjo qeveri nuk ka legjitimitet për të qeverisur , pasi është kapur duke shpërdoruar miliona euro të taksave të qytetarëve.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek opozita duke thënë se në situata të tilla reagimi duhet të ishte më i ashpër dhe se duhet të kishte një revoltë më të madhe, për shkak të dëmit të madh që i është bërë vendit.

“Thelbi është tek abuzimet…nuk është sekret që ata bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të abuzuar. Moralisht qeveria ka rënë. Është qeveri që nuk ka legjitimitet për të qeverisës sepse është kapur duke shpërdoruar miliona euro të taksave të qytetarëve. Këtu pastaj vjen edhe reagimi i opozitës dhe të gjithë demokratëve që dalin e protestojnë. Por mendoj që ka më shumë vend për reagim më të fortë. Reagimin për raste të tilla mendimi im është që duhet të jetë më i ashpër në proporcionin me dëmin që i bërë shoqërisë”, tha Salianji.

Më tej nënvizoi se qeveria është kthyer në autokraci që qëndron gjithçka dhe frikëson çdo institucion për t’i nënshtruar.

“Është marrë vendimmarrje për të pasur Foltore dhe e respektoj. Por duhet të kishim revoltë të fortë në këtë rast. Sot nuk qeveriset mbi parimet demokratike, por mbi parimin e frikës . Këtu ka disa institucione që duhen falënderuar, si Neës24, , panorama, gazeta shqiptare që i kanë qëndruar presionit ekstrem dhe tentative që janë përdorur, presion, tritol , gjoba , goditje”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×