“‘Salillari’ 2 km asfalt pa procedurë, në kohë fushate”, Lefter Maliqi në SPAK: 1 mln euro për një shkollë ku klasat janë bosh, tenderin e mori nipi i Sadri Abazit

Lefter Maliqi është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Në prononcimin e tij për mediat ai u shpreh : Kallëzimi i sotëm ka të bëjë me 1 mln euro tender për rikonstruksionin e një shkolle në Kuçovë, ku as një e dhjeta e nxënësve nuk janë në shkollë, klasat janë bosh.
Tenderin e ka marrë nipi i Sadri Abazit, lidhje të qarta politike që ndodhin në Shqipëri. U bënë 2 vite e gjysmë që vijojnë kalvarin me drejtësinë shqiptare.
Ku ka SPAK mbi dhe nën tokë për kallëzimin e parë që kam bërë për 4 mln euro pa leje mjedisi.
2 km asfalt mbi asfalt pa procedurë tenderimi në kohë fushate. U kam thënë nuk keni fuqi të merreni as me Salillarin as me hajdarin, se hajdari merr me vete dhe salillarin



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×