“Strike Bet”/ Baste të paligjshme në lokal, arrestohet pronari dhe kamerieri në Tiranë

Pronari dhe kamerieri i një lokali kanë përfunduar pas hekurave të policisë së Tiranës, pasi akuzohen se në këtë aktivitet vendoseshin baste të paligjshme.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestuan -shtetasit me inicialet E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit dhe I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike Bet”.

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kundërligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë pronari dhe kamarieri i lokalit ku kryhej online kjo veprimtari e paligjshme.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Strike Bet”, gjatë të cilit u konstatua një rast i organizimit të lojërave të fatit online, në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:
-E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit;
-I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×