“Tuneli “ka rënë” me 50 mln euro dhe ka zënë Ramën dhe Ballukun brenda”, Salianji: Në Serbi, për shkak se ra stacioni i trenit u shkul i gjithë vendi, kurse këtu…

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, u shpreh në “Oponencë” se në Shqipëri po ndodhin skandale të përmasave të mëdha, por nuk mbahet përgjegjësi.

Sipas tij, jo vetëm rrugët pa standarde dhe të kushtueshme, por dhe aferat korruptive, nuk kanë çuar në reagim popullor, sikurse ka ndodhur në vendet e tjera, sic është rasti i Serbisë ku prej një viti po mbahen protesta kundër qeverisë.

“Në Shqipëri kemi një parim prej autokrati, që dmth nuk ka rëndësi se cfarë flisni ju, por cfarë mendoj unë. Këtu është ne thelb. Në Serbi, për shkak se ra stacioni i trenit, u shkul i gjithë vendi. Kurse këtu, nuk dimë si mbahet përgjegjësi dhe nga kush kanë frikë këta njerëz.

Tuneli “ka rënë” me 50 mln euro dhe ka zënë Ramën dhe Ballukun brenda”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Balluku është kapur në abuzim 50 mln euro vetëm me një të folur, për të qenë të përgjegjshëm

Në Shqipëri ka ndodhur një skandal i përmasave të mëdha. Ra rruga “Qukës-Qafë Plloçë”, këtu ka disa rrugë që shkojnë 1.1 mld.

Kemi një parim prej autokrati, nuk ka rëndësi se cfarë flisni ju, por cfarë mendoj unë. Këtu është ne thelb. Në Serbi, për shkak se ra stacioni i trenit, u shkul i gjithë vendi.

Si mbahet përgjegjësi dhe nga kush kanë frikë këta njerëz.

Tuneli “ka rënë” me 50 mln euro dhe ka zënë Ramën dhe Ballukun brenda.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×