
Zinho Vanheusden, ish lojtari i Interit, thotë mjaft që në moshën 26-vjeçare. Mbrojtësi i cili u aktivizua së fundmi në skuadrën spanjolle Marbella, mori këtë vendim pas dëmtimeve të shpeshta.
“Po marr një vendim që nuk e kisha menduar kurrë se do të duhej ta merrja në këtë moshë.
Pas 22 vitesh futboll, nga mosha katër vjeç deri më tani, jeta ime si futbollist profesionist po i vjen fundi”- shkruan ai në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Vanheusden pësoi një dëmtim të tretë të ligamentit të kryqëzuar anterior rreth 3 javë më parë.
and then