VIDEO/ Moti i keq shkaktoi çarje të argjinaturës, riparohet ura në Metoq

Këtë të mërkurë ka përfunduar restaurimi i urës në Metoq të Sarandës. Edhe pse në kushte të vështira atmosferike, puna vijoi pa ndërprerë .

Për realizimin e kësaj punë janë angazhuar, shërbimet Xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Bashkia Sarandë. Pas një punë intensive, u bë e mundur mbarimi i urës së Fermerëve në Metoq me një gjatësi 30 m, urë kjo që herë pas here kishte probleme në këtë zonë, ndërkohë që ditët e fundit moti i keq dhe çarja e argjinaturës pothuajse e shkatërroi tërësisht.

Kjo urë shërben për lidhjen e zonës bujqësore të fushave të Metoqit, ku ndodhen edhe disa magazina bujqësore dhe shtëpi banimi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×