
Deputeti i PD-së, Luan Baçi nga studio e News42 sulmoi ashpër ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kjo e fundit nën hetim nga SPAK. I ftuar në programin e drekës, përballë moderatores Ola Bruko, Baçi deklaroi se zgjedhjet në Fier, ku drejtuese politike ishte Belinda Balluku, u vodhën.
Ai tha se Balluku kishte pas shtetin dhe policinë, ndërsa shtoi se shumë patronazhistë u shpërblyen me punë të mira në Albpetrol.
“Fieri nuk votoi për PS. Por u grabit. Nuk votuan qytetarët për Ballukun dhe Ceno Klosin. Ata i vodhën zgjedhjet. Ata mbërritën në Fier me një tabor të madh. Regjistruan qytetarë të tjerë në Fier, e uzurpuan atë, e pushtuan. Çfarë mund të bënim ne para një makinerie shtetërore? PO pate para policinë dhe shtetin, e ke bllokim total. E gjithë policia dhe shteti ishte në shërbim të Belinda Ballukut. Si mundet të ndalosh këta njerëz?! Spak duhet të marrë të gjitha emërimet që janë bërë në Albpetrol. Patronazhistë që janë emëruar para zjgedhjeve, vetëm për të marrë paga. Aty ka paga të larta. Paguhen vetëm patronazhistët. Balluku dhe gjithë Ballukët e tjerë, janë pas Ramës. SPAK po godet zv.kryeministra dhe më poshtë dhe nuk po thërret Ramën. Afera e inceneratorëve është e paimagjinueshme dhe kryeministri nuk del që të flasë se ku ikën ato para.”, tha ai.
and then