
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së dytë të raundit të 5 të Champions League, ra në sy triumfi në transfertë 0-3 I Atalantës ndaj gjermanëve të Frankfurt. Bergamaskët zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë, teksa Lookman, Ederson dhe De Ketelare realizuan brenda 5 minutave lojë. Berat Djimsiti u aktivizua në këtë përballje për 74 min lojë. Kjo ishte fitorja e pare e zikaltërve në drejtimin e Rafaelle Paladinos. Atalanta ndodhet në vendin e 10 me 10 pikë, duke shtuar shpresat për një vend në 8 e pare.
Sukses i rëndësishëm edhe për Sporting Lisbonën, që në “Jose Alvalade” mundi pastër 3-0 belgët e Club Brugge. Quenda, Suarez dhe Trincao ishin autorët e golave për vendasit, që e shohin veten në vendin e 8 me 10 pikë, ndërsa Brugge ndodhet jashtë play off me vetëm 4 pikë.
Ndërkohë në dy sfidat e para të së mërkurës të zhvilluara në orën 18:45 FC Kopenhagen mundi 3-2 modestët e Kairat Almaty, ndërsa qipirotët e Phafos vijojnë të suprizojnë sërish, teksa në shtëpi arritën të merrnin 1 pikë tepër të çmuar ndaj Monaco 2-2. Të dyja skuadrat ndodhen për momentin të pozicionuara në dy vendet e fundit të Play Off me nga 6 pikë.
and then