Atletico “godet” Inter në limite, Simeone bën Chivu-n për cigare: Piva tre radhazi

Atletico Madrid i jep fund magjisë së Inter në Evropë, me ekipin e Simeones që i shkarkoi zikaltërve humbjen e parë në këtë edicion të Champions League.

Në Madrid u zhvillua një sfidë emocionuese, me raste për shënim që në minutën e parë ku Dimarco provoi të gjente trekëndëshin nga një goditje dënimi. Situata u ndez në minutën e 10-të, ku Atletico gjeti golin e avantazhit me Julian Alvarez, por zikaltërit protestuan gjatë për prekje të topit me dorë gjatë atij aksioni, e konsideroi të tillë fillimisht edhe gjyqtari i takimit, por e konsideroi të rregullt pasi rishikoi pamjet në VAR. Inter flirtoi sërish me golin, por Barella ishte i pafat ku goditja e tij u përplas në traversë.

Më në fund, pas disa tentative, zikaltërit gjetën baraspeshën pas një aksioni shumë të bukur, i finalizuar me plot klas nga Zielinski në minutën e 54-ët.

Atëherë kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në minutën e 93-të, Gimenez me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi shënoi golin e fitores për Atletico Madrid, një humbje në këtë formë pa diskutim i lë një shije të hidhur trajnerit Chivu: “Piva 3 cigare njëra pas tjetrës, më pas i thashë djemve atë që kisha për të thënë. Pas golit të parë reaguam mirë, por mbase u ulëm disi në fushë, kjo edhe për meritë të tyre. Shpenzuam shumë energji, por për fat të keq pësuam një gol nga një goditje këndi”, u shpreh Chivu.

Shijon këtë sukses trajneri Simeone, një 3 pikësh me shumë peshë kundër një ekipi shumë të fortë: “Luajtëm kundër një skuadre shumë të fortë, më e forta deri në këtë pikë të Champions. Kishim një plan për t’i bërë keq, për fat të mirë goli erdhi në fund. Ishte një fitore shumë e bukur”, u shpreh Diego Simeone pas suksesit 2-1 përballë Inter.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×