
SHKODËR- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shkodër, ku është pritur nga kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Osmani ndodhet në Shkodër në kuadër të festave të Nëntorit. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Shkodrës.
Gjithashtu, Presidentja Osmani do të vizitojë Muzeun “Marubi”, si dhe Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim të mbyllur me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
Më tej do të zhvillojë edhe një takim edhe me gratë shkodrane.
and then