FOTO/ Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë, shkrumbohet një prej dhomave

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 08:00 dhe ka shkatërruar plotësisht njërën prej dhomave të shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes, askush nga familjarët nuk ndodhej në banesë. Flakët janë vënë re nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit dhe policinë.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×