“Kanë treguar çdo gjë të mbrapshtë me mesazhe”, Berisha: Rama, Lubi Balluku dhe drejtorët e rrugëve vepruan si organizatë kriminale! Do sjell fakte

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar në konferencën e sotme për mediat se marrja e pandehur e Belinda Balluku nga SPAK ka ardhur pasi ajo së bashku me Evis Berberin dhe kryeministrin Rama “kanë treguar gjithçka të mbrapshtë që po bënin me mesazhe”.

Ai shtoi se do të faktojë në të ardhmen se Rama, Balluku dhe drejtorët e tjerë në varësinë e kësaj të fundit kanë vepruar si organizatë kriminale.

“Unë kam dëgjuar gjithë variantet por me sinqeritet nuk them dot pavarësisht se e dini skepticizmin tim ndaj disa elementëve të prokurorisë. Nuk mund të them nëse ka ndikim ndërkombëtar apo vendosmëri për të zbatuar ligjin në kushte kur Lubia, Evisi dhe Rama tregonin gjithçka të mbrapshtë që po bënin me mesazhet e tyre. Në këto raste gjykatësi, prokurori, hetuesi ose do humbiste çdo fytyrë dhe do i thoshte burgut hapu ose do bënte këtë që bëri duke zbatuar ligjin dhe në mënyrën më të lehtë. E zbatoi me lehtësira. Unë do vij këtu të faktoj se ata kanë vepruar si organizatë kriminale, Edi Rama, Lubi Balluku dhe ata kryesorët e drejtorisë së rrugëve, ata figurojnë organizatë kriminale në dokumente. Nëse gjykata do i kualifikonte si vepër e tillë do nderonte plotësisht ligjin. Në çdo rast tjetër kur disa persona bëhen bashkëpunëtorë në krim quhen organizatë kriminale, ndërsa këtu nuk u quajtën. Po të ishin kllaposur Rama dhe Balluku si drejtues të organizatës kriminale do e kishit parë si do shkonte zhvillimi”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×