Kapitullon Liverpool, PSV luan “poker”, Slot në rrezik: Kam mbështetjen e klubit

Liverpool bën harakirin e radhës dhe humbet shumë rëndë në shtëpi ndaj PSV 1-4, në sfidën e vlefshme për raundin e 5 të fazes së ligës në Champions League. Ndeshja nisi më mire për holandezët që gjetën golin e avantazhi në minutën e 6 me Ivan Perisiç, me kroatin që shndërroi në gol një 11 metërsh. “Redsat” reaguan shumë shpejtë duke barazuar me Szobozlai në minutën e 16. Por pjesa e dytë do të rezultonte një makth I vërtetë për të kuqtë, pasi PSV do të shënonte plotë 3 herë me Til dhe dopietën e Driouech, duke kapitulluar skuadrën e Arne Slot. Një krizë pa fund kjo për Liverpool, që numëron një record negative prej 8 humbjesh në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, me ekipin e Slot që ka pësuar edhe 10 gola në tre humbjet e fundit.

Në bankën e të akuzuarëve ka përfunduar sigurisht ai:Arne Slot. Trajneri holandez nga strategu i sukseseve sezonin e shkuar, që bëri deri diku të mos flitet shumë për JNurgen Klopp, këtë sezon, nuk po mundet dot të menaxhojë një prej skuadrave në të cilat është investuar më shumë deri tani. Isak Wirtz janë vetëm dy prej yjeve të sjellë këtë sezon në Anfield, të cilët janë tërësisht jashtë formës së tyre më të mire dhe shumë larg lojrarëve, që jemi mësuar të shohim sezonet e fundit. Slot pas kësaj humbje duket se I ka ditën e numëruara në ‘Anfield”, megjithëse vetë holandezi e shmangu mundësinë e një largimi nga “Redsat”, duke theksuar se ndjehet plotësisht I mbështetur nga drejtuesit e klubit:

“Po ndihem i sigurt, jam mirë, kam marrë shumë mbështetje nga lart,” tha Slot. “Do të ishte mirë ta përmbysnim situatën dhe të merrnim një fitore, sigurisht, por nëse je duke punuar si trajner dhe nuk po shkojnë gjërat mirë, atëherë është normale që të bëhen pyetje. Jam në rregull me pozitën time. Nuk është hera e parë që jam në një situatë të vështirë, por ka ardhur koha që ta përmbysim këtë.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×