Kolonjë/ 10 fshatra u bllokuan nga moti i keq, banorët protestë: Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit

Banorët e disa fshatrave në zonën e Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila ndodhet mbi lumin Osum. Protesta vjen pas izolimit të mbi 10 fshatrave, të cilët prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën.

Ura lidhëse që shërben si rruga e vetme për të hyrë dhe dalë nga zona është dëmtuar rëndë, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës. Kjo situatë ka shkaktuar alarm tek banorët, të cilët thonë se në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që presin ndihmë, ndërsa askush nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të bllokimit.

“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”, shprehen ata.

Banorët kërkojnë që institucionet të kthejnë kokën nga ata pasi ura lidhëse e këtyre fshatrave me rrugën kryesore nuk u mundëson kalimin për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×