Mblidhet sot Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, nga çështjet organizative te numri i ekspertëve, çfarë pritet të diskutohet

Mblidhet sot në orën 12:30 Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se kjo është mbledhja e dytë e komisionit dhe do të diskutohen detaje të rëndësishme organizative të komisionit, si Sekretariatit dhe kalendari i punës.

Pritet të miratohet gjithashtu numri i ekspertëve që do të asistojnë deputetët.

Kjo është mbledhja e dytë, e parë u zhvilluar rreth një muaj më parë, mbledhje që u bojkotua nga PD.

Në mbledhje pritet të jenë edhe anëtarët e opozitës, së bashku me bashkëkryetarin Luçiano Boçi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×