
Është shtyrë për më 5 dhjetor seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta. Mësohet se Meta, përveç Kujtim Cakranit, ka marrë edhe një avokat të dytë, i cili kërkoi kohë të njihet me aktet.
Kujtojmë se prej 1 viti Meta ndodhet në paraburgim, ndërsa ka kërkuar disa herë masë më të lehtë sigurie.
Sot në hyrje të GJKKO, avokati i tij Çekrezi deklaroi për mediat së tashmë kishte nisur beteja kundër regjimit të Ramës.
and then