
Të mërkurën në mbrëmje në NBA nisi edhe NBA cup ku u zhvilluan përballje tepër interesante. Detroit u mund 117-114 nga Boston, në një ndeshje të dueluar deri në fund. Cade Cunningham realizoi 42 pikë për Pistons, por që s’mjaftuan, ndërsa dyshja Brown-White për Celtics realizoi 60 pikë.
Fiton edhe Oklahoma, që mposhti 113-105 Minnesota. Ndeshje e mirë për Alexander Shai, autor i 40 pikëve. Për miqtë u dallua Edward që shënoi 31 pikë, por që nuk ndihmuan ekipin e Minesotës për të mposhtur kampionët. Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 104-100 nga Houston (Reed Sheppard 31 pikë për miqtë).
Skuadra e San Antonio mundi 115-102 Portland jashtë fushe, ndeshje ku u dallua De’Aron Fox me 37 pikë. Po 37 pikë realizoi edhe basketbollisti izraelit Avdija, por nuk mundi të ndihmonte Portland ndaj ekipit teksan. Pas kohës shtesë fiton Memphis, që mundi 133-128 New Orleans (Jackson-Wells 52 pikë së bashku).
and then