
I pyetur gjatë debatit në “Kjo Javë” se cilat do të jenë hapat e radhës së opozitës, e cila ka nisur “Foltoren 2”, të organizuar çdo të hënë para Kryeministrisë, deputeti Flamur Noka u shpreh se pa u larguar dyshja Rama-Balluku nuk do të tërhiqen.
Sipas Nokës, protestat do të vazhdojnë, megjithëse PD po e përqeshin në këtë fazë të organizimit të Foltores.
“Do të vazhdojmë me këtë mënyrë. Sot jemi në fazën që po na përqeshin. Do na shajnë, agresojnë por do dorëzohen.
Po e ke vënë re kemi një pikë ku gëzojmë kauzën tonë, largimi i dyshes Rama-Balluku, qeveri teknik për zgjedhje të ndershme. Kjo është qëllimi. Me këtë qeveri, zonjë e dashur hiq Fitimin hiq Flamurin, nuk ndryshon gjë. Duhet hequr koka e narkosit. Që të kthehet maksimalizimi i votes”, tha Noka.
and then