
Një përplasje e fortë ndodhi gjatë emisionit “Kjo Javë” në News24, mes sekretarit të përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe analistit Fitim Zekthi.
Analisti u shpreh se PD sot ndodhet në një krizë serioze, ndërsa skandalin “Balluku” e menaxhoi me të njëjtën filozofi njësoj si në 2008 dhe 2009.
Zekthi ka fajësuar opozitën që nuk po përpiqet të krijojë besim tek qytetarët, për tu ngritur e për të rrëzuar qeverinë autoritare.
“Flukset politike që krijojnë besim tek qytetarët arrijnë që të rrëzojnë autokracionë.
Nuk duhet të presim që ose të bëhet revolucion ose pushteti të bjerë vetë.
Me keqardhje e them se PD në Shqipëri ka qenë inkoherente dhe inkosistente, ka tentuar të bëjë revolucion para 2 vitesh pastaj e transformoi në mosbindje civile dhe atë e la në rrugë”, tha analisti.
Kjo ka shkaktuar reagim tek Noka i cili u shpreh se kush kritikon opozitën, i shërben regjimit.
E akuzon dikë si kriminel dhe më pas e merr në PD, i thotë ke vjedhur në Gërdec më pas e merr aty. Nuk duhet të funksionojë kështu,.
Fitim Zekthi: Bota ka një histori me autokracinë dhe jo domosdoshmërisht rrëzohen me revolucion. Ato rrëzohen dhe kur ka flukse politike kur arrijnë ta bëjnë shoqërinë për vete.
Flukset politike që krijojnë besim tek qytetarët arrijnë që të rrëzojnë autokracionë.
Nuk duhet të presim që ose të bëhet revolucion ose pushteti të bjerë vetë.
Me keqardhje e them se PD në Shqipëri ka qenë inkoherente dhe inkosistente, ka tentuar të bëjë revolucion para 2 vitesh pastaj e transformoi në mosbindje civile dhe atë e la në rrugë.
E akuzon dikë si kriminel dhe më pas e merr në PD, i thotë ke vjedhur në Gërdec më pas e merr aty. Nuk duhet të funksionojë kështu,.
PD, për fat të keq, unë e cilësoj veten pjesë të PD. Skandalin “Balluku” po e menaxhon brenda filozofisë njësoj si në 2008 dhe 2009. PD është në një krizë serioze shumë të thellë se i ka bërë gabim që nga 2009, nuk njohu meritokracinë, nuk pa kurrë nga vetja, nuk respektoi asnjë parim demokratik.
Pjesë nga debati
Noka: Kur e sulmon PD për gjysëm ore me radhë ca është?
Zekthi: Pse ra Salazari, Pinoçeti?
Noka: Se kishte forca madhore ndërkombëtare
Zekthi: Po PD ku është? Është një parti që s’ka sinqeritet.
Noka: Dmth që Rama është në pushtet, e ka fajin PD? Kjo është të bësh opozitarin më të zellshëm të opozitës
Zekthi: Është krijuar mit që kush kritikon opozitën, është armik
Noka: Kush kritikon opozitën, i shërben regjimit
and then