
Java më emocionuese e blerjeve të vitit po mbërrin në Shqipëri: raundi i Black Friday në Fashion Company fillon të Enjten, më 27 Nëntor dhe do të zgjasë deri të Hënën, më 1 Dhjetor.
Gjatë pesë ditëve të uljeve, klientët do të mund të përfitojnë 30% ulje në të gjitha produktet në dyqanin Fashion&Friends në qendrën tregtare TEG, si edhe online në fashionandfriends.com.
Në ofertë gjeni artikujt më të dëshiruar të modës nga brand-et si, UGG, Tommy Hilfiger, Guess, BOSS, Moose Knuckles, Timberland, Liu Jo, Superdry, Levi’s, Steve Madden dhe shumë të tjera.

Për t’i ndihmuar adhuruesit e modës të zgjedhin më lehtë artikujt e tyre të preferuar, Fashion Company ka përzgjedhur disa rekomandime që do të jenë me ulje. Për femrat, këtu janë këmisha me kuadrate Superdry, xhinset e gjera Levi’s, çantja elegante Steve Madden, çizmet prej lëkure UGG dhe xhaketë chic Tommy Hilfiger.
Për meshkujt, zgjedhjet përfshijnë golfin e ngrohtë Guess, pantallonat cilësore BOSS, xhaketën e fuqishme Moose Knuckles, rripin e qëndrueshëm Timberland dhe çizmet moderne Liu Jo.
Round-i i Black Friday në Shqipëri sjell mundësinë për të blerë artikujt më të kërkuar, nga brand-et botërore të modës me çmime jashtëzakonisht të favorshme.
and then