“Skandalet janë të mëdha”/ Baçi: Pse PD nuk po bën bashkë shqiptarët për të rrëzuar qeverinë? Noka: Vjedh Belinda me Ramën, fajin e ka opozita

Analisti Agim Baçi në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisa Tufa u shpreh se me të gjithë skandalet që kanë ndodhur në vend revolta duhet të ishte më e madhe.

Baçi theksoi se roli i opozitës në këtë rast është i rëndësishme, pasi me një qeveri kaq të keqe përballë duhet që të bëjë bashkë shqiptarët për ta rrëzuar.

“PD vendosi standard që ku u akuzua Ilir Meta iku, por qeveria nuk ra, as me 21 janar nuk ra. Por si ka mundësi që me një skandal kaq të madh qytetarë sot nuk po përfshihen. Ka faj sepse nuk ka bërë të mundur që shqiptarët të jenë bashkë që të shembin këtë qeveri. Sepse nuk e di çfarë duhet të ndodhë më, me gjithë këto skandale që kjo qeveri të rrëzohet. Si ka mundësi përballë një qeveria kaq të keqe, opozita nuk po ulet dot që të bëjë bashkë shqiptarët për të rrëzuar qeveri”, u shpreh ai.

Ndërsa Flamur Noka u shpreh se qeveria është e përfshirë kokë e këmbë në korrupsion dhe se sipas tij ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama janë bashkë.

Vjedh Belinda me Ramën, fajin e ka opozita. Një akuzë me një video të fabrikuar, zëvendëskyreministri dha dorëheqjen vetë dhe vendosi të shkojë para drejtësisë…Por përse nuk ndodh këtuu? Sepse në regjime nuk ka standarde demokratike. Autokratët nuk ikin. Regjimet dhe autokracitë funksionojnë jashtë çdo standardi demokratik. Por ata janë bashkë dhe janë kapur për fyti dhe tani shpikin historinë e Gjykatës. Autokratët ikin ose me revolucione popullore, ose me një formë tjetër kur bie brenda kalben në këtë mënyrë siç po shkon degradimi i tyre. Mos u merrni me individë, Rama, Balluku ndryshe nga të tjerët janë bashkë. Unë e quaj politikë të qëllimshme ndarjen e tyre. Ahmetaj ishte njeriu që kishte dhënë ide për inceneratorë por nuk kishte asnjë firmë…Por këto janë bashkë edhe tek aeroporti janë bashkë. Bërthama e kumbullave që hanë pas shpinës i ka ngec në fyt Ramës te Bela”, tha ndër të tjera Noka.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×