
Vetting
Klosi la në hije OJF që paraqesin rrezik për pastrim parash dhe terrorizëm
Një nga problemet e heshtura ndaj të cilit askush nuk e ka hedhur një gurë deri më sot, as Prokuroria dhe as Tatimet janë organizatat jofitimprurëse me aktivitet të dyshimtë financiar. Sinjalizimi për mungesën e auditit tek këto organizata ka ardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe lidhet vetëm me OJF-të, të cilat kanë probleme me financimin, kush qendron mbrapa tyre dhe cili është qellimi.
Mesa duket një nga njollat që do t’i ngelet Klosit si kryetatimor është edhe fakti se Drejtoria e Tatimeve gjatë kohës së tij nuk ka realizuar asnjë program kontrolli pranë organizatave jofitimprurëse. Në fakt, OJF-të kanë qenë në qendër të vëmendjes sepse jo rrallëherë ka patur dyshime se përdoren për pastrim parash.
Nga auditi rezulton se Tatimet nën drejtimin e Ceno Klosit nuk ka filluar asnjë program kontrolli përgjatë vitit 2023 pranë organizatave jo fitimprurëse që operojnë në vendin tonë. Sipas informacionit nga Drejtoria e Menaxhimit të Riskut te Tatimet, rezulton se në 5 vitet e fundit nuk është kryer për asnjë rast propozime kontrolle pranë këtyre OJF-ve.
“Nga databaza e aktivitetit për 5 vitet e fundit, ekzistojnë OJF me qarkullim deri në 728,808,724 lekë, por gjithashtu edhe për risqet e tjera që këto biznese mbartin të tilla si diferenca mes të ardhurave/shpenzimeve të deklaruara në pasqyrat financiare të dorëzuara në C@ts, krahasuar me situatën që është raportuar në FDP, pagave të ulëta të deklaruara në listëpagesa, tatimit në burim, pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit etj. por gjithashtu edhe për riskut që këto biznese mbartin të tilla si diferenca mes të ardhurave/shpenzimeve të deklaruara në pasqyrat financiare të dorëzuara në C@ts, krahasuar me situatën që është raportuar në FDP, pagave të ulëta të deklaruara në listëpagesa, tatimit në burim, pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit“ , shkruhet në raportin e auditit për vitin 2023.
Auditi ngarkon me përgjegjësi në mënyrë specifike Ceno Klosin, i cili ishte larguar gjatë kohës që është publikuar raporti. Madje nga informacioni i marrë te Sektori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, për vitin 2023 nuk ka raste për hetime të filluara me iniciativën e vet Tatimeve.
Këtë problem nuk e ka ngritur vetëm auditi, por edhe Prokuroria e Posaçme, ku drejtuesi i saj Altin Dumani ka vendosur theksin edhe te Tatimet që nuk bëjnë denoncime për raste korrupsioni apo pastrim parash.
Megjithatë OJF-të janë vetëm një sektor që ish kryetatimori ka bërë shkelje pasi një tjetër fakt i rëndë lidhet edhe me procesin e punës së tatimeve me masat ndaj punonjësve. Klosi në vend që të merrte masa për vërejtje dhe largim nga puna për inspektorë dhe drejtora tatimesh që zbatojnë urdhrat e tij në shkelje të ligjit, ka zgjedhur ti kundërvihet Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Madje një nga mangësitë më të mëdha është fakti i ekzistencës së detyrimeve tatimore jashtë sistemit aktual. Pra, në një institucion shtetëror si Tatimet Klosi ka vendosur të mos shënojë detyrimet tatimore sipas ligjit, por me skema që ngrenë dyshime për mënyrën se si është drejtuar ky institucion.
and then