
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, i është përgjigjur urimit të misionit të BE, për festën e 28 Nëntorit.
Në reagimin e saj në platformën X, Spiropali nënvizon se përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur. Gjithashtu shton se do të mbetet prioriteti kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të “zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane.”
Postimi i Ministres në platformën X:
Faleminderit për urimet e ngrohta.
Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur; ai është dhe do të mbetet prioriteti ynë kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane.
Viti 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, i shënuar nga progres i fortë dhe domethënës në marrëdhëniet tona, që vijojnë të thellohen gjithnjë e më shumë.
Asnjëherë më parë bashkëpunimi ynë nuk ka avancuar me kaq ritëm, koherencë dhe përkushtim të përbashkët, në Shqipëri, në Bruksel dhe në mbarë Evropën. Kjo pasqyron bindjen e thellë se vendi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një investim i përbashkët strategjik në stabilitetin, paqen dhe kohezionin e kontinentit tonë.
Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme, udhëheqjen dhe përpjekjet e përbashkëta të Komisionit Evropian, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, ndërsa hedhim hapat e radhës drejt së ardhmes sonë evropiane.
#MëTëFortëSëBashku #Horizon2030
Thank you for the warm wishes. 🙏
Albania’s commitment to EU integration is unwavering; it is — and will remain — our foremost national priority until we take our rightful place in the European family.
2025 has been an incredible year, marked by strong and meaningful progress… https://t.co/nxtOE3Zojm
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) November 28, 2025
and then