
Zbardhen nga dëbora janë disa fshatra në Bulqizë, pasi reshjet e dëborës kanë vijuar që prej orëve të mëngjesit, shoqëruar edhe me temperatura nën zero.
Në aksin nacional Bulqizë – Ura e Çerenecit raportohet prezencë akulli në disa segmente të rrugës. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën, pasi akulli e bën qarkullimin të rrezikshëm.
Ndërkohë, kompania mirëmbajtëse është kërkuar per hedhjen e kripës për shmangien e akullit. Raportohet gjithashtu për mungesë energjie elektrike në disa fshatra të Bulqizës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
and then