Burri i helmoi prindërit me valium dhe i grabiti/ “Gjeti taksi me vrap dhe shkuam në spital”, gruaja kërkon divorcin live: Shkoi për të qethur babanë, por…

Historia e pazakontë nga Lirbazhdi, ku një 36-vjeçar, u arrestua pasi dyshohet se iu dha valium prindërve të bashkëshortes së tij dhe më pas u vodhi një shumë parash, është transmetuar sot në emisionin “Me zemër të hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

Hetimet kanë nxjerrë se Ismail Kllogjri dyshohet se u dha prindërve të bashkëshortes një dozë të lartë të medikamentit qetësues, gjë që çoi në gjendjen e tyre të rëndë dhe më pas në vjedhjen e parave dhe celularit. Ndërkohë, gruaja e tij, vajza e të moshuarve, tregoi se si e kishte mësuar lajmin tronditës. Ajo tha për emisionin se burri e kishte gënjyer dhe se nuk e kishte pranuar akuzën.

“Më njoftoi vëllai në telefon se prindërit ishin keq. Një ditë para se të ndodhte ngjarja, e kisha mamin për ditëlindjen e djalit. Më pas iku ditën tjetër. Por kur iku në shtëpi, telefonin e kishte fikur. Mami erdhi në mëngjes, dhe më pas e përcolli ai te furgoni. Mami nuk e kujton se çfarë bisede kanë bërë. Mami nuk kishte telefon, se ishte fikur. Ai u kthye pas pune ditën tjetër. Nuk kuptova asgjë. Në darkë kisha dhe nipin dhe mirë kaluam. Në mëngjes më thotë do iki në punë. Kur erdhi në orën 16:00 na puna, solli ca ushqime dhe më tha mora 25 mijë lekë në punë. Nuk e di se të kujt ishin lekët. Solli ushqimet dhe doli për kafe. Isha vetëm me fëmijët kur mora vesh lajmin. E lajmërova në telefon dhe erdhi direkt, më tha; si ka mundësi. Gjeti taksi dhe shkuam në Elbasan. Babi nuk përmendjen fare. Doktorët tentonin ta përmendnin. Mami hapi pak sytë. Vetëm mua më shikonte. Më tha mami; ishte Ismaili rroi babin. I thash burrit që; nëse ti ke punë në këtë çështje, harroi fëmijët dhe mua. Nuk e pranoi atë natë ai. Nuk e pranoi. U zumë u bëmë. Erdhi me mua prapë në Tiranë. Nuk u afrua te spitali se kishte frikën e vëllait tim se vëllai më thoshte që; e ka bërë ai. Mami e tha disa herë këtë gjë, që e bëri burri. Mami im flet, por mezi ecën. Babi nuk ngrihet fare nga krevati. Kjo gjë e dëmtoi, rri ulur. Babi vuan nga tensioni, nga skleroza. Para dy vitesh, vëllai im rrëmbeu për grua motrën e Ismailit, por ajo nuk është mirë mendërisht. Dhe këtu Ismaili shkoi e dëmtoi, e dhunoi, sa vëllai im përfundoi te Trauma. Ismaili u dënua me arrest shtëpie. Nusja e vëllait tim nuk flet me të vëllanë, pra motra e Ismailit. Shyqyr që erdhën ata nga Greqia, se nuk do të kishin shpëtuar.”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×