Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin M. M., 28 vjeç, i cili mbrëmjen e kaluar ka përplasur një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në lagjen Shelqet, Nikël, ku automjeti i drejtuar nga M. M. goditi P. Xh., 55 vjeç, i cili fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e aksidentit.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe veprimet proceduriale ndaj drejtuesit të automjetit janë në përputhje me ligjin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×