
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka publikuar një postim në platformën X, ku falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për urimet e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në postimin e tij, Begaj shprehet:
“Jam i nderuar të përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump për shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Faleminderit, SHBA, dhe faleminderit @POTUS Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar të punojë me Shtetet e Bashkuara për prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar, dhe gjithmonë do të qëndrojë, pranë Shteteve të Bashkuara. Zoti e bekoftë kombet dhe popujt tanë”, shkroi Begaj.
I am honored to convey President Trump’s greetings to Albanians on Independence Day.
Thank you, USA, and thank you @POTUS Donald J. Trump for the warm and positive messages on this important day.
Albania remains committed to working with the United States on our shared…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 28, 2025
Begaj thekson se Shqipëria do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për prioritetet e përbashkëta, duke riafirmuar miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe përkushtimin për bashkëpunim strategjik.
and then