
Autoritetet spanjolle goditën një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës duke sekuestruar më shumë se 9 tonë drogë në portet e Vigos dhe Valencias. Organizatat kriminale përdornin metoda të ndryshme për të transportuar drogën duke përfshirë anije peshkimi tregtare dhe rimorkiatorë, por gjithashtu edhe kontejnerë me fruta dhe pako me ton të ngrirë. Sipas burimeve zyrtare, në fund të vitit 2024 autoritetet zbuluan 7,500 kilogramë kokainë të fshehur në filetove ton që mbërritën përmes portit të Vigos dhe u sekuestruan në një depo në Cambre A Coruña. Një tjetër operacion në portin e Valencias në nëntor rezultoi në sekuestrimin e 2,005 kilogramëve kokainë të ndarë në 2,000 pako dhe të fshehura në kutitë me fruta që vinin nga Ekuadori.
Hetimet zbuluan se një pjesë e dërgesave ishte menaxhuar nga një shtetas shqiptar, i cili tashmë ndodhet në burg. Javën e kaluar disa persona u arrestuan gjatë koordinimit të një tjetër transporti droge përmes portit të Valencias duke i dhënë fund rrjetit kriminal që përdorte të dy portet për kontrabandë në Evropë.
Sekuestrimi në portin e Vigos u krye nga Ekipi Kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës EDOA në bashkëpunim me Policinë Kombëtare dhe Shërbimin e Mbikëqyrjes Doganore Droga ishte fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda strukturës së dyshemesë së kontejnerëve dhe jo në mënyrat klasike si grepi i verbër ose njësitë e ftohjes gjë që e bëri gjetjen më të vështirë.
Autoritetet njoftuan se këto sekuestrime tregojnë aftësinë e trafikantëve për të përdorur metoda të ndryshme fshehjeje, por gjithsesi nuk arritën të shmangnin kontrollin e autoriteteve.
and then