Berat, kamionçina humb kontrollin dhe bie në përrua, 4 të plagosur. 2 prej tyre transportohen me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli.

Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK, ka humbur kontrrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në përrua.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rezervuari”.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Kastriot Çuka, 59-vjeç dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të në makinë. Dy prej tyre janë transferuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Të plagosurit janë nxjerrë nga mjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekim,për shkak të plagëve të marra.

Burimet policore konfirmojnë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×