Ekskluzive/ Zbulohet identiteti i personit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Naldo Gjini përdori makinën e…

Policia e Elbasanit ka shoqëruar Naldo Gjinin me banim në Lezhë, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, 43 vjeç, mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Mësohet se ky person ka përdorur ditët e fundit makinën “Audi” që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Automjeti u gjet i djegur në Librazhd, në fshatin Mirakë, ndërsa brenda tij nuk kishte armë zjarri.

News24 dhe mësojnë se Gjini është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.

Policia po ushtron kontroll në shtëpinë e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×