Gjykata Kushtetuese shqyrton nesër rastin e Ballukut, Nuri: Pezullimi i saj nga detyra nuk cenon ligjin

Juristi Franc Nuri, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, një ditë para se Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën e Këshillit të Ministrave pas pezullimit të saj nga detyra nga GJKKO. Balluku është pezulluar nga funksionet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendëskryeministres, për shkak të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj.

Sipas Nurit, seanca e 2 dhjetorit është një moment vendimtar, pasi do të sqarojë nëse Gjykata Kushtetuese do të kalojë në shqyrtim të plotë të çështjes, apo nëse ajo do të ndalet në fazën paraprake, ku vendoset nëse kërkesa është e pranueshme.

“Seanca e 2 dhjetorit do të jetë e rëndësishme, pasi do të përcaktojë nëse Gjykata Kushtetuese do të hyjë në shqyrtimin e plotë të kërkesës, apo nëse çështja do të kalojë në një filtër paraprak për vendimmarrje mbi pranueshmërinë,” u shpreh juristi.

Nuri sqaroi se pezullimi i urdhëruar nga GJKKO për Ballukun është një masë shtrënguese “disi më e lehtë” dhe në asnjë rast nuk cenon ligjin. Ai hodhi poshtë pretendimet se vendimi i GJKKO-së mund të binte ndesh me standardet ligjore.

Nuk ka asnjë vendim të Gjykatës së Strasburgut apo Komisionit të Venecias që të mbështesë pretendimin e zotit Rama. Nuk ekziston asnjë dokument i tillë,” deklaroi Nuri.

Ai vuri në dukje se shumica e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese nuk kalojnë fazën paraprake të pranueshmërisë.

“80% e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese rrëzohen në këtë pikë, sepse nuk kanë legjitimitet për t’iu drejtuar gjykatës. Mendoj se këtë fat duhet ta ketë edhe kërkesa e Këshillit të Ministrave,” u shpreh ai.

Sipas Nurit, e vetmja palë që gëzon legjitimitetin për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese është vetë Belinda Balluku, pasi ndaj saj është vendosur masa e sigurisë nga GJKKO.

“Legjitimitetin për të bërë kërkesë e ka Balluku, sepse ndaj saj është caktuar masa e sigurisë,” theksoi juristi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×