“Ish-zv.kryeministrja, të largohet”/ Zekthi: Pezullimi i Ballukut krijon mundësinë që të legjitimohet pezullimi i ministrave. Ja pse frikësohet Rama

Analisti Fitim Zekthi, në një intervistë në “News 24”, foli për pezullimin e ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gjatë intervistës, Zekthi tha se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga kjo çështje dhe se kjo është edhe arsyeja e reagimit të tij, pasi ndjehet i rrezikuar.

Zekthi tha se pezullimi i Ballukut hap derën që të legjitimohet pezullimi i ministrave, ndoshta edhe të vetë Ramës, dhe kjo sipas tij e bën që të reagojë.

“Rama reagon tani sepse tani është i rrezikuar. Kur u arrestua Veliaj, foli për shpatën e drejtësisë. Dhe u organizua edhe një protestë që nuk bëhej dot pa miratimin e Ramës dhe tani po e shohim sërish qëndrimin. Dhe ndjehet më shumë i rrezikuar. Pezullimi i Ballukut hap derën që të legjitimohet pezullimi i ministrave dhe ndoshta mund të pezullohet edhe ai vetë. Pra ai ndjehet shumë i rrezikuar dhe në këtë kuptim kjo është edhe arsyeja e reagimit. Pra mendon që duhet goditur tani që të mos i hapet rruga ngjarjeve të padëshiruara”, tha Zekthi.

Më tej shtoi se Balluku duhet të largohej nga detyra, duke shtuar se PS mban pushtetin që mënyrë që të mbrohen.

Gjatë intervistës foli edhe për rolin e opozitës dhe qëndrimet e saj pas këtyre ngjarjeve që kanë përfshirë vendin.

Zekthi tha se opozita është në konflikt total interesi sepse e konsideron GJKKO dhe SPAK si ambient ku gjendet të gjithë ‘zullumet e botës”.

“Opozita është më koordinata të gabuara dhe kjo sjellje dëmton edhe kursin e opozitës”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×