Legjionarët/ Të harruarit e Sylvinho-s, Muçi, Mehmeti dhe Seferi përgjigjen me…gola

Për momentin nuk janë në listen e lojtarëve që qarkullojnë në listat emërore të teknikut Sylvinho, por Ernest Muçi, Mehmeti dhe Taulant Seferi vijojnë të shënojnë rregullisht, duke konfirmuar formën shumë të mire, që janë duke kaluar aktualisht.

Mbi të gjithë ai Ernest Muçi. Ish futbollisti i Tiranës nuk është thirrur në kombëtare nga ana e teknikut brazilian, por duket se kalimi i tij nga Besiktas tek Trabzonspor i ka bërë mire atij, duke qenë një lider i vërtetë në këtë skuadër. 3 gola në dy ndeshjet e fundit, 6 pikë të dhuruara ekipit të tij, që tashmë i bashkangjitet Gallatasarayt dhe Fenerbahçe në garën për titull. I fundi ishte perla ndaj Konyaspor të shtunën, me Muçin që gjen saktë rrjetën nga një pozicion i prirët me portën.

Mjaft mirë po bën Anis Mehmeti në Championship anglez. Ndaj Portsmouth, Mehmeti ishte ai që zhbllokoi sfidën teksa si rrallë ndonjëherë gjen golin me kokë, që I dha 3 pikë skaudrës së tij, që këtë sezon ka si objektiv Premier leaguen, me Anis Mehmetin që është një lider i vërtetë i kësaj skaudra, duke shënuar 6 gola e dhuruar po kaq asist. Pavarësisht formës fantasitke të tij, tekniku Sylvinho vijon të mos ta thërrasë në kombëtare.

I fundit, por jo nga rëndësia është Taulant Seferi. Prej disa kohësh jashtë grumbullimeve të kuqezinjve, Seferi po jep një kontribut të rëndësishëm për ekipin e tij. Ai realizoi golin e radhës për Bodrumspor, që fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Corum. Goli i sulmuesit të Kombëtares vulosi fatin e takimit në minutën e 87-të. Në kampionat ka realizuar 10 gola deri tani, ndërsa është asistues edhe i katër të tjerëve. Seferi është pjesë e lojtarëve të harruar nga trajneri Silvinjo te Kombëtarja.

Ftesa për 29-vjeçarin ka munguar gjatë këtij viti. Më parë ndërkohë fitonte minuta rregullisht te kuqezinjtë. 3 futbollistë të ndryshëm, me karateristika të ndryshme, që luajnë në kampionate të ndryshme, por kanë një të përbashkët: janë ende në pritje të një telefonate nga Sylvinho dhe stafi i tij. Asnjëherë nuk është vonë, ndoshta ftesa mund të vijë për ta e legjionarë të tjerë, që po shfaqen mjaft mire aktualisht, ku i dihet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×