
Siç është paralajmëruar, këtë të hënë, opozita mban tubimin e radhës, e quajtur “Foltorja 2” ku kërkohet dorëheqja e qeverisë.
Para godinës së qeverisë janë vendosur figura të improvizuara të ish-deputetëve dhe ish-kryebashkiakëve të dënuar me burg, siç janë Erion Veliaj, Vangjush Dakon, apo ish-deputetët Alqi Bllako, Ilir Beqaj.
Ajo çka bie në sy, funksionarët e lartë të PS shihen të veshur me uniformat e burgut.
Gazetarja e News24, Xhensila Kodra ka raportuar se në bulevard ka nisur të grumbullohen qytetarë dhe simpatizantë të opozitës.

and then