
Pas emërimit si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë PD-së, Xhemal Gjunkshi, i ka shprehur mirënjohjen e tij kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjunkshi e cilësoi këtë detyrë si një nder dhe përgjegjësi të madhe, duke theksuar angazhimin e tij për të kontribuar me profesionalizëm dhe integritet në vizionin strategjik të partisë për një Shqipëri më të sigurt dhe më të drejtë.
Gjunkshi falënderoi mbështetësit dhe u shpreh se vendosmëria për të sjellë ndryshim është më e fortë se kurrë.
Postimi i plotë
Falënderim për emërimin si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha për besimin që më është dhënë me emërimin tim si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Partisë Demokratike. Ky është një nder dhe përgjegjësi që e marr me seriozitet të plotë.
Beismi i dhënë nga Kryetari është një inkurajim për të lancuar vizionin tonë politik për një Shqipëri më të sigurt dhe më të drejtë. Siguria kombëtare kërkon bashkëpunim dhe vendimarrje të përgjegjshme dhe unë angazhohem të kontribuoj me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në mbështetje të vizionit strategjik të Partisë Demokratike për sigurinë kombëtare të vendit.
Faleminderit të gjithëve që na mbështesin në këtë rrugëtim të përbashkët. Për të bëré ndryshimin ne jemi më të vendosur se kurrë.
and then