
Kryetari i PD, Sali Berisha, i është drejtuar nga “Foltorja 2” para Kryeministrisë, kryeministrit Edi Rama për çështjen Balluku. Rama tha se nuk po ushtron presion ndaj Kushtetueses, kurse Berisha iu përgjigj se ai po e mbron Ballukun dhe po sulmon Kushtetuesen.
Berisha deklaroi se s’do t’i ndahen Ramës derisa ta largojnë nga pushteti.
“Rama ka dy ditë ka humbur çdo gjë dhe me një përçartje të neveritshme del dhe merr në mbrojtje, po mbroj ministren, nuk po mbroj lubinë, po mbroj kryeministrin nuk po mbroj Edvinin. Kujt do t’ia shesësh ti këto. Ato që bën kundër Kushtetueses, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere.
Tu drejtohemi bashkë shqiptarëve, çfarë do bëjmë ne të dashur qytetarë dhe qytetare, do pranojmë ne të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar që s’ka asnjë normë morale, apo s’do ti ndahemi atij gjeri ditën e fundit të largimit nga pushteti”, tha Berisha.
and then