Vlahovic “tradhton” Juven, serbi “parkon” në “bokse”, zbulohet shkalla e dëmtimit

Ndaj Cagliari-t, Juve doli me 3 pikë, por ky sukses erdhi me shumë kosto pasi “Zonja e Vjetër” duhet të bëjë pa shërbimet e Vlahovic për të paktën 2 muaj. Sulmuesi serb doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 31-të, duke prekur kofshën.

Ishte e qartë se bëhej fjalë për një dëmtim serioz dhe për fat të keq, testet mjekësore vërtetuan atë që stafi mjekësor i druhej më shumë. Bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Një dëmtim i tillë pritet të mbajë larg fushës Vlahovic për të paktën 2 muaj. Në kushte të tilla, Spalletti humbet Vlahovic për të paktën 14 ndeshje mes Serie A, Champions dhe Kupë.

Serbi humbet ndeshjet e mëdha kundër Napolit dhe Romës. Sipas të gjithë gjasave, Vlahovic pritet të rikthehet në fushë në fillim të shkurtit kundër Parmës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×