
Zv.kryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu ka reaguar pas atentatit të ndodhur sot në Elbasan, duke e cilësuar situatën e rendit publik si të paprecedent.
Balliu thotë se vetëm në dy javë vendi është tronditur nga tre atentate mafioze, duke nisur me ngjarjen e rëndë në aeroport, e cila sipas tij ekspozoi depërtimin e krimit të organizuar në strukturat shtetërore. Ngjarja në Lushnje dhe atentati i sotëm në Elbasan, shton ai, tregojnë “kolapsin e plotë të rendit dhe sigurisë publike”.
Në reagimin e tij, Balliu thekson se kartelët veprojnë me siguri të plotë sepse gjejnë “garanci politike nga qeveria aktuale”, të cilën e cilëson si “qeverinë e tyre, të ngritur dhe të mbajtur me mbështetjen e botës së krimit”.
“Jeta e qytetarëve është bërë e pasigurt, sepse pushteti i Edi Ramës është shndërruar në mburojën kryesore të kartelëve”, deklaron Balliu.
Sipas tij, vendi ndodhet sot përballë një realiteti të rrezikshëm ku aleancat e errëta mes qeverisë dhe grupeve kriminale po minojnë themelet e sigurisë kombëtare.
and then