A do të qëndrojë në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra, apo Balluku do të kthehet në zyrë? Çfarë pritet të ndodhë sot në Kolegjin e Kushtetueses. Vendimi pritet…

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese mblidhet sot ku do të vendosë për kërkesën e kryeministrit Edi Rama që në thelb kërkon shfuqizimin e vendimit e GJKKO që ka pezulluar nga detyra të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur për tenderin 190 mln euro të tunelit të Llogarasë, pasi akuzohet se ka paracaktuar fituesin e tenderit dhe nën hetim për abuzim me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe.

Kolegji pritet të mblidhet sot, dhe pas diskutimesh pas do të vendosë nëse do ta kalojë apo jo në mbledhjen e gjyqtarëve. Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala tregoi gjithë rrugëtimin që do të ndjekë kjo çështje. Ajo tha se sipas ligjit, ata duhet të shprehen me vendim ditën e sotme, pra nëse do të kalojë për shqyrtim apo jo, që në thelb ka 4 kërkesa. Së pari kryeministri kërkon që të pezullohet vendimi pi GJKKO për pjesën që i ka ndaluar zonjës Balluku të ushtrojë detyrën e zv.kryeminisres dhe e ministres së Infrastrukturës. Më pas zoti Rama kërkon interpretim të nenit neni 103, pika 3, ku anëtarët e kabinetit qeveritar gëzojnë të drejtën si deputetët. Rama pretendon se gjykata ka ndërhyrë në çështje të Ekzekutivit.

“Kolegji pritet të shqyrtojë këtë çështje ku do të vendoset nëse do të kalojë çështja për shqyrtim. Nëse çështja kalon në Kolegjin e Kushtetueses, 8 gjyqtarët do të vendosin nëse Balluku do të qëndrojë e pezulluar nga detyra, apo do të kthehet në zyrën e saj. Vendimi me të gjitha gjasat, pritet të shpallet brenda orës 17:00 të ditës së sotme, ku do të mësohet për fatin e Ballukut.”, tha Lala.

Kujtojmë që Këshilli i Ministrave ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi sipas Ramës ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; Presidentit dhe Kuvendit. Përveç Ballukut, e cila është marrë e pandehur, në masën ‘arrest shtëpie’ janë dy vartësit e saj, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe administratori i KESH, Erald Elezi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×