Balla ‘i fshin’ emrin Ballukut, në një linjë me Ramën: Gjykata s’e ka kompetencën, s’mund të pezullojë një ministër

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat foli për rastin ‘Balluku dhe ankimimin e pezullimit nga GJKKO në Gjykatën Kushtetuese. Balla
tha se edhe ai si kryeministri, mendon se gjykata nuk ka kompetencë që të pezullojë një ministër.

“Ka pasur një çendim nga GJKKO për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e kryeministrit, por dhe unë…edhe pas 21 vitesh, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata, të pezullojë një ministër, sepse Kushtetua sipas nenit 103. Pika 3 e ka barazuar ministrin me deputetin sa i takon imunitetin. Megjithatë, për fat të mirë, rendi kushtetues e ka përcaktuar qartë, që kur ke një ankesë, e çon në Gjykatën Kushtetuese.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×