
Avokati Mirash Martini, i ftuar në Studio24 me Ola Brukon, ka komentuar çuarjen e çështjes “Balluku” në Gjykatën Kushtetuese.
Ai u shpreh se kjo nuk është fare çështje që preket nga Kushtetuta e Shqipërisë, pasi aty parashikohet qartë që deputeti mbrohet nga arrestimi dhe kontrolli në banesë, jo nga pezullimi nga detyra siç ka ndodhur në rastin e Belinda Ballukut, si zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Kushtetuta e ka të përcaktuar se kë mbron. Nuk lejohen të arrestohen apo t’u bëhet kontroll në banesë. Nga pezullimi i detyrës nuk i mbron Kushtetuta. Më tej kalon në Kodin e Procedurës Penale”, tha ai.
Ndërkohë në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme për pezullimin nga detyra, është shkelur balanca mes pushteteve, Martni tha se kjo është një ndërhyrje brutale në lirinë e sistemit gjyqësor.
“Nëse në një sistem demokratik,. Nëse kemi gjykata të pa mbrojtura nga sistemi politik aty nuk ka drejtësi. Ky është një ndërhyrje brutale ndaj pushtetit të drejtësisë. Ky është vlerësimi im. Kur thotë është prishje balance, mendoj që nuk ka lidhje fare, ka lidhje me Kodin e Procedurës Penale”, tha ai.
and then